SHBA është fuqia më e madhe ushtarake në botë, me buxhet vjetor prej më shumë se 650 miliardë dollarë.

Lufta në Afganistan gjithsej i ka kushtuar SHBA-së më shumë se 910 miliardë dollarë. Kjo luftë, e vjetër plot 18 vjet, po zgjat aq shumë saqë disa ushtarë që kanë marrë pjesë së fundi në mision nuk kanë qenë të lindur kur ka filluar, transmeton Ballkani.info.

Revista “Time” e ka quajtur këtë luftë si “Lufta më e gjatë amerikane”.

Lufta e Dytë Botërore i ka kushtuar më së shtrenjti Amerikës, ku janë shpenzuar 4.69 bilionë dollarë, që është shuma më e lartë llogaritur së bashku për të gjitha luftërat që ky shtet i ka zhvilluar.

Lufta në Afganistan është e treta në listë sa i përket parave të shpenzuara, por edhe lufta më e gjatë, pasi që zgjat tashmë e 18 vjet dhe nuk ka shënja se do të përfundojë shpejt.

Dhjetë luftërat më të shtrënjta në historinë e Amerikës:

1. Lufta e Dytë Botërore: 4,69 bilionë dollarë

2. Lufta në Irak: 1,01 bilion dollarë

3. Lufta në Afganistan: 910,47 miliardë dollarë

4. Lufta e Vietnamit: 843,63 miliardë dollarë

5. Lufta e Koresë: 398,81 miliardë dollarë

6. Lufta e Parë Botërore: 381,8 miliardë dollarë

7. Lufta e Gjirit: 116,6 miliardë dollarë

8. Unioni (Lufta Civile Amerikane): 68,17 miliardë dollarë

9. Lufta Civile: 22,99 miliardë dollarë

10. Lufta Spanjollo-Amerikane: 10,33 miliardë dollarë

/Ballkani.info/