Suedezi

Bildt: NATO të rritë forcat ushtarake në Kosovë dhe Bosnje

Ish-diplomati suedez Carl Bildt, i cili gjatë viteve 1990 merrej me zhvillimet politike dhe konfliktet në Ballkan, tha sot se NATO dhe BE, për shkak të paqëndrueshmërisë, duhet të rrisin praninë e tyre ushtarake në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ai këto komente i bëri në Twitter, pas deklaratës së Qendrës për Reformat Evropiane, e cila tha se disa konflikte të ngrira në Ballkanin Perëndimor po shkrijnë dhe ngre pyetjen nëse Bashkimi Evropian mund të sigurojë që ato të përfundojnë në mënyrë paqësore.

“Rekomandimi im për NATO dhe BE është të fillojë të rrisin forcat e tyre ushtarake në Kosovë dhe Bosnje për shkak të paqëndrueshmërisë”, tha Biltd.