Mediumi prestigjioz amerikan, Politico, raportoi të martën duke u thirrur në burime të inteligjencës perëndimore se Rusia po përdor një agjent serb për të depërtuar në institucionet e Bashkimit Evropës dhe për të përhapur pika pro-Kremlinit rreth pushtimit të Ukrainës.
Është fjala për Novica Antiq, kreun e Unionit Ushtarak të Serbisë, të cilën Vladimir Bilçik, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, e kishte takuar në nëntor të vitit të kaluar.
Në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë, Bilçik ka potencuar se gjatë atij takimi ai nuk kishte njohuri për kontaktet e Antiqit me Shërbimin Federal të Sigurisë Ruse (FSB).
“Takimi në fjalë, i cili u kërkua nga Federata Evropiane e Sindikatave të Shërbimeve Publike, u fokusua në zgjidhjen e çështjes së punësimit të ushtarëve dhe betejave ligjore që po vazhdojnë lidhur me këtë temë. Në asnjë moment nuk kam pasur dijeni për ndonjë lidhje të personit me FSB-në, as nuk u diskutuan çështjet e Rusisë apo Ukrainës gjatë takimit tonë”, tha Bilçik.
Kohët e fundit në tetor 2023, shtetasi serb Novica Antiq – një “agjent aktiv i ndikimit” i cili me vetëdije ka punuar ngushtë me agjencinë ruse të sigurisë, sipas dokumenteve – zhvilloi takime me zyrtarë evropianë në Bruksel dhe në veçanti, deputetë të Parlamentit Evropian.
Këta eurodeputetë përfshinin ligjvënësen gjermane të të Gjelbërve Viola von Cramon-Taubadel, ligjvënësen italiane të socialistëve dhe demokratëve Alessandra Moretti.
Antiq prej pesë ditësh ndodhet në paraburgim në Novi Sad, ndërsa autoritetet serbe po hetojnë atë dhe disa anëtarë të tjerë të Gjykatës Supreme për akuza për korrupsion.
VIDEO BONUS: Kush jemi ne? Ushtria e Kosovës







