Bilanci i viktimave dhe i të plagosurve nga shpërthimi i fuqishëm që e ‘rrafshoi’ Bejrutin

Të paktën 78 viktima janë konfirmuar deri tani dhe rreth 4,000 të plagosur si pasojë shpërthimit masiv që tronditi të martën kryeqytetin libanez, Bejrutin, tha për Reuters ministri i Shëndetësisë i Libanit.

Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi saktësisht shpërthimin e fuqishëm me qendër në zonën e portit të qytetit.

Kryeministri i Libanit tha se kanë nisur hetimet mbi shpërthimin e 2,700 tonelata materiale kimike të ruajtur në një depo për gjashtë vjet.

Dëshmitarët atje kanë deklaruar se shpërthimi është ndjerë si një tërmet. Spitalet janë stërmbushur dhe pamje dramatike kanë mbuluar Bejrutin.

Nga ana tjetër, guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud para gazetares shpërtheu në lot, pasi e krahasoi ngjarjen si një shpërthim i Hiroshimës.

Ai tha se ekipet e zjarrfikësve të cilët kishin shkruar të shuanin zjarrin janë zhdukur.

“Po i kërkojmë, në këto momente 10 prej tyre konsiderohen të zhdukur. Duket sikur ajo çfarë ka ndodhur në Japoni në Hiroshima dhe Nagasaki. Kjo ma kujton atë ngjarje. Gjatë tërë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave”, u shpreh Marvan Abud.