Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 136 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 12 mijë e 683 numrin total të rasteve pozitive, shkruan ballkani.info
Nga të gjitha rastet e konfirmuara deri më sot, 8 mijë e 788 prej tyre janë shëruar, derisa 488 të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin.
Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 3 mijë e 407. /Ballkani.info/







