Bilanci i fundit rreth koronavirusit në botë, mbi 15 milionë të infektuar

Mbi 15 milionë persona janë regjistruar me koronavirus në të gjithë botën, sipas Worldometers.

Numri më i madh i personave të infektuar deri më tani janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë regjistruar më shumë se katër milionë rastesh me COVID-19.

Vendi i dytë në botë për sa i përket numrit të të infektuarve është Brazili, ku ka më shumë se dy milionë të infektuar me koronavirus.

Brazili pasohet nga India me më shumë se një milion njerëz të infektuar ku gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 600 vdekje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shumica e rasteve janë regjistruar në Amerikën e Jugut dhe të Veriut.

Në Evropë, Rusia ka më së shumti të infektuar, e cila ka afër 800 mijë raste me COVID-19, e ndjekur nga Spanja me më shumë se 300 mijë raste.