Bilanci i fundit rreth koronavirusit në botë, mbi 1.6 milion të infektuar

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.6 milion përkatësisht 1,612,646.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta raporton ballkani.info

Deri më tani 96,787 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe 361,377 janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 466,299, të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Italia deri më tani ka numrin më të madh të të vdekurve, 18,279, ndërkohë 15,843 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 12,210 në Francë.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka më shumë se 7,978 të vdekur dhe mbi 65,000 të infektuar. /Ballkani.info/