Bilanci i fundit rreth koronavirusit në botë, gati 3 milionë të infektuar

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën po shkon në 3 milionë, përkatësisht 2,995,226 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 207,009.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 55,415 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 26,644 viktima, Spanja me 23,190, Franca me 22,856 dhe Britania me 20,732 raporton ballkani.info

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,632.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 881,525 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,9 milion raste aktive që presin të shërohen. /Ballkani.info/