Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një konference për media ka njoftuar edhe për 119 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkruan ballkani.info

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë testuar gjithsej 420 mostra.

Kështu, numri total i rasteve pozitive është 5 mijë e 237 raste që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 29 mijë 60 persona që nga fillimi i pandemisë.

IKSHPK njoftoi edhe për edhe 92 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 mijë e 462 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 663.

E gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar edhe 4 raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e dërguar kështu në 116 numrin e viktimave.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 1 mijë e 652 raste, 17 prej tyre kanë humbur betejën

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 416 të infektuar, 9 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 18 viktima, ndërsa ka 400 raste të konfirmuara pozitive. /Ballkani.info/