Komuna e Prishtinës vazhdon të mbetet më e prekura nga virusi COVID-19, me gjithsej 1 mijë e 75 raste, shkruan ballkani.info

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmoi dje edhe 73 raste të reja me koronavirus në kryeqytet.

Sipas të dhënave të fundit, pas Prishtinës, Vushtrria renditet e dyta me 387 raste. Pas saj Prizreni me 346 dhe Ferizaj me 268.

Në këto komuna qeveria ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes nga ora 21:00 deri në ora 05:00, pikërisht për shkak të numrit të madh të të infektuarve.

Nga 365 mostrat e testuara dje, janë konfirmuar edhe 183 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 3 mijë e 886 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Nga kjo shifër e përgjithshme 2 mijë e 3 persona janë shëruar, kurse 82 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Aktiv me koronavirus në Kosovë janë edhe 1 mijë e 801 raste. /Ballkani.info/