Bilanci i fundit i COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, ka thënë për Telegrafin se aktualisht është një situatë më e qetë me COVID-19, mirëpo siç theksoi ai ende situata mbetet e rënduar pasi ende ka pacientë në klinikat e ShSKUK-së.

Ai tregoi se në Klinikat e ShSKUK-së janë mbi 300 pacientë të infektuar me coronavirus, ndërsa mbi 20 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.