Bilanci i fundit i COVID-19 në Gjermani

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se Gjermania ka regjistruar edhe 340 raste pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i të infektuarve ka shkuar në 205 mijë e 609, raporton Reuters, transmeton ballkani.info

Sidoqoftë, gjatë 24 orëve të kaluara nuk është raportuar për asnjë viktimë të re dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re mbeti 9,118.

Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja. /Ballkani.info/