Bilanci i deritanishëm i mbërritur nga disapora në fondin emergjent të shtetit

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se deri më sot në llogarinë e Qeverisë së Kosovës janë derdhur 321 mijë euro pas thirrjes për ndihmë financiare për përballjen me koronavirusin.

Nga kjo shumë, 180 mijë euro janë dërguar nga Zvicra, 70 mijë nga Gjermania.

“Dua të Ju informoj që deri më sot, në Llogarinë e Qeverisë së Kosovës dedikuar përballjes me pandeminë COVID 19, janë derdhur 321.663 euro. Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mërgatë e dashur, 321.663 herë faleminderit nga ana ime, e Qeverisë, dhe gjithë Kosovës”, ka shkruar Bislimi.