Instituti i Gjermanisë për sëmundje ngjitëse, Robert Koch, njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 22 mijë e 461 raste të reja me koronavirus, transmeton ballkani.info
Po ashtu, në Gjermani janë shënuar edhe 178 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 12 mijë e 378.
Që nga fillimi i pandemisë, në këtë shtet janë regjistruar 775 mijë e 556 raste me koronavirus.
Tashmë qeveria gjermane i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe disa vende tjera.







