Bilanci i 24 orëve: 68 aksidente, 1 me fatalitet dhe 35 persona të arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbarë vendin gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjithsej 68 aksidente.

Prej tyre 1, ai i ndodhur në fshatin Grashticë të Prishtinës, ka përfunduar me fatalitet, ku për pasoj një foshnje e porsalindur ka humbur jetën.

Ndërsa 29 aksidente kanë qenë me të lënduar, e 38 me dëme materiale.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 35 persona e 22 kanë përfunduar në mbajtje.