Bilanc tragjik/ Spanja si Italia, 838 të vdekur në 24 orët e fundit FOTO
Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se të paktën 838 persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 6,528.
Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi masat e mëtejshme shtrënguese për të mbajtur nën kontroll epideminë.
Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Spanjë tashmë shumica e punëve do të bëhen nga shtëpitë për njëa fat të paktën dy-javor.
“Ky vendim do të na lejojë që të reduktojmë numrin e personave të infektuar në një mënyrë më eficente”, tha kreu i qeverisë spanjolle.
Sa i përket të prekurve, Spanja është e katërta në botë pas SHBA, Italisë dhe Kinës, por nëse vazhdohet me këto ritme pozicionet mund të ndryshojnë.