Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Shtetet e Bashkuara u rrit ndjeshëm të martën, ku 2,751 pacientë humbën jetën. Ky është një nga bilancet më të të rënda ditore në botë nga pandemia.
Një ditë më parë, 1.433 vdekje u regjistruan në Shtetet e Bashkuara për shkak të COVID-19.
Vendi tejkaloi numrin e 800,000 rasteve të konfirmuara pozitive me SARS-CoV-2, me gati 40,000 raste të reja që janë regjistruar nga ora 20:30 e të hënës deri dje.
Sipas raporteve zyrtare, Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19, 44.845 sipas të dhënave zyrtare ndërsa sipas Reuters janë tejkaluar 45,000. Gjithashtu SHBA ka edhe numrin më të madh të rasteve pozitive, mbi 820,000.
Duhet të theksohet se rreth 75,000 amerikanë janë rikuperuar.
Në fund të javës së kaluar, dy raporte ditore shumë serioze u regjistruan në Shtetet e Bashkuara por kjo pjesërisht ishte për shkak të faktit se qindra vdekje iu shtuan viktimave që ishin “ndoshta të lidhura” me COVID-19, por jo të përfshira në të dhënat zyrtare të asaj kohe.
Rekordi i mëparshëm makabër botëror u vendos po në Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 2.500 vdekje në 15 Prill.
“Unë shoh një dritë në fund të tunelit”, përsëriti Trump në një konferencë shtypi dje teksa foli për përgjigjen e qeverisë federale ndaj krizës.







