Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot është nisur për mjekim në Stamboll, Taunita Hoxha, e cila ishte aksidentuar ditë më parë në Prishtinë.

Dërgimi i saj u bë me aeroplan të veçantë dhe ajo do të trajtohet në Spitalin Universitar “Bezmi Alem”.

Kjo është arritur si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që ka nënshkruar Kryesia e BIRK-ut me Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë.

Kryesia e BIRK-ut, i dëshiron shërim sa më të shpejtë Tuanita Hoxha, si dhe kthim sa më të shpejtë pranë familjes së saj, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Lajmi për transferimin e pacientes për në Turqi, është konfirmuar edhe nga Reparti i Intensivës në QKUK, të cilët për Ballkani.info kanë thënë se pacientja është liruar rreth orës 14.30 nga reparti i tyre. /Ballkani.info