Ushtarët

Bijtë dhe bijat shqiptare me uniformë ushtarake nga Zvicra urojnë ushtrine e Kosovës

Formimi i Ushtrisë së Kosovës ka gezuar pa masë edhe oficerët dhe ushtarët shqiptarë në Zvicër.

Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” në Gjenevë sot në Zvicër janë rreth 5.000 shqiptarë që shërbejnë në armatën zvicërane të cilët me kenari bartin uniformën e ushtrisë së këtij vendi, shembull për vendet e botës për tolerancë dhe demokraci.

Te rinjtë shqiptarë në Zvicër: Krenare që jam shqiptare, krenare që bartim uniformën zvicërane.

Mbi 300.000 mijë shqiptare sot jetojnë dhe veprojnë në Zvcër. Shqiptarët që i shërbejnë armatës zvicërane janë kryesisht ata me origjinë nga Kosova, por ka edhe nga Maqedonia, Shqipëria e Presheva.

Njeri ndër ta ta eshte edhe Kaltrina Azizi me rastin e formimit të ushtrisë së Kosovës, ka uruar gjithë qytetarët për këtë ditë historike, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Një urim të tillë e ka bërë edhe ushtari Mirlind Mulaj nga Fshati Isniq, komuna e Deqanit i cili jeton dhe vepron në zvicer nga mosha 2 vjeqare. Mirlindi u rrit dhe u shkollua në kantonin e Aargaut.

Gazetari shqiptar, ushtarëve shqiptarë në Zvicer: Bëhuni te forte, profesional, respektoni kolegët, se gjithë keni një mision të mbroni Zvicrën!

Formimin e ushtrisë së Kosovës Mirlindi si gjithen shqiptarët në Zvicër e priti me gëzim shumë të madh. Ai uron ushtrinë kosovare me fjalët më të mira, që të jetë ushtria më e fortë dhe me paqësorja në botë dhe të ketë bashkëpunim më ushtrinë helvetike më profesionale në Evropë e cila është dëshmuar edhe në Kosovë përmes Sëisscoy-it.

“Bëhuni të fortë, profesional, respektoni kolegët se gjithë keni një mision të mbroni Zvicrën! ” ishte ky mesazhi i gazetarit shqiptar i cili u gjend ne mesin e ushtarëve shqiptarë në njërën nga kazermat e njohura profesionale të armatës helvetike në Zvicër.

Mirlind Mulaj: I gatshëm t’i kthehem atdheut po qe se na kërkon t’i kontribojmë proceseve demokratike dhe sigurisë së vendit.

“Une sot ndihem i aftë të mbrojë shtetin ku jetoj dhe veproj, Zvicrën. Po aq jam i aftë dhe i gatshëm t’i kontribojë paqes dhe stabilitetit nëse më ftojnë dhe të jam një ushtar i Atdheut tim, Shqiperisë dhe Dardanisë së lashtë. Gjithmonë i gatshëm ti kthehem Atdheut tim dhe ushtrisë sime kur të kërkon Atdheu i im…” ka shkruar e fund ushtari Mirlind Mulaj nga Burg Aargau.

Ushtarakja tjeter, Kaltrina Azizi nga Berna, me rastin e formimit të ushtrisë së Kosovës, ka uruar gjithë qytetarët për këtë ditë historike.

Kaltrina Azizi: Krenare që jam shqiptare, krenare që barti uniformën zvicërane !

Oficerja Kaltrina është edhe shqiptarja e parë e cila është pjesë e forcave tokësore (Infanteris-Forcat) në ushtrinë Zvicërane. Ajo ka absolvuar në një nga shkollat e oficerëve më të vështira fizike dhe psikike.

Kaltrina Azizi, e cila ka lindur në Bernë të Zvicrës dhe është nga Kosova, me prejardhje nga Lugina e Preshevës (Bujanoci) e cila më 3 shkurt është graduar nga Oberi Gst Roduner (Kolonel) me titull oficer-lejtënant dhe është pranuar në korin e oficerëve nga Brigader Nageri.