Big Mama me urim të veçantë për ditëlindjen e shokut të saj të vogël: Jam njeriu më me fat…

Ajo është një nga personazhet publike me më pozitivitet që mund të ketë estrada shqiptare.

Big Mama, është aq transparente sa kanë dashuri të gjithë për artisten, shkruan “Kosovarja”.

Por, ajo gjithnjë e veçon një shokun e saj.

Bëhet fjalë për fëmijën Andi Muharemi, siç dihet ai është fëmijë me aftësi të veçanta, “Doën Syndrome”.

Dhe, ndaj tij këngëtarja gjithnjë ka treguar një mbështetje sikur të ishte fëmija i saj, e sot ai feston ditëlindjen.

Andi i bukur sot ka marë urime të shumta për ditën e tij e në mesin e tyre nuk mungoi as i Big Mamës.

Ajo e ka uruar përmes një fotografie të postuar në InstaStory dhe një shkrimi mjaft të ndier.