Big Mama kujton aksidentin tragjik ku i vdiq shoku: Më kthyen mjekët në jetë me elektroshok

Ajo është rrëfyer për herë të parë.

Big Mama ka treguar një nga historikë prekëse nga jeta e saj personale, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja nga Tetova ndau me banorët humbjen e një shoku të saj gjithashtu edhe iu tregoi banorëve  se ishte mbytur në liqenin e Strugës, së bashku me të por ai nuk ka arritur të shpetojë.

“Jom mbytë me shokun, dhe shoku ka ndërru jetë. Edhe unë kam vdekë, më kanë kthy me elektroshok”, tha Big Mama.

Shiko videon teksa ajo e ndan këtë rrëfim me banorët.