Big Brother VIP Kosova pritet të nis transmentimin në muajin e ardhshëm. Ky spektakël vjen për herë të parë disa muaj pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”. Që kur bë i ditur lajmi se “Big Brother VIP Kosova” do të startojë edicionin e tij të parë këtë vjeshtë, interesimi se kush do të jetë prezantuesi apo prezantuesja i këtij edicioni, ishte jashtëzakonisht i madh së funmdi është bërë e ditur që ky program do të prezantohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Deri më tani janë përfolur shumë emra të njohur, të cilët thuhen se do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme.
Mediat raportuan si fillim për Robert Berishën, pasi që në emisionin e tij “Robi plaket kur do vetë”, Robert Berisha inskenoi një bisedë me Alaudin Hamitin dhe gjatë bisedës së shtirur, moderatori lë të kuptohet se ai “pranoi” ftesë nga Alaudini që të jetë pjesë e edicionin të parë të këtij reality show në Kosovë.
Emrat e tjerë të përfolur janë edhe Alban Ramosaj, Duda Balaj, Vildane Zeneli, Shkurte Gashi, Don Xhon, Adrola Dushi, Capital T dhe shumë emra të njohur nga trojet shqiptare dhe diaspora.
Vlen të theksohet se pjesëmarrja e tyre në këtë spektakël do të jetë në periudha të caktuara, disa prej tyre do të qëndrojnë në shtëpinë e famshme për disa javë e disa më shumë.
Çmimi që ato do të paguhen varion nga 5 mijë deri në 10 mijë euro, varësisht nga qëndrimi brenda.







