Big Brother paralajmëron: Kush janë dy mysafirët e veçantë që do të vijnë nesër?

Big Brother VIP vazhdon të jetë shoë me i ndjekur dhe më i komentuar tash e dy muaj.

Çdo të martë dhe të premtë në ‘prime’ kanë nodhur ngjarje dhe befasi nga me të ndryshmet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

E një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe këtë të premte, të paktën kështu ka paralajmëruar vet BBV në promon e lëshuar për ditën e nesërme.

Thuhet se nesër do të jenë të ftuar dy mysafirë special, mirëpo akoma nuk është zbuluar se për kë bëhet fjalë.

Kujtojmë që nesër do të lë shtëpinë përfundimisht njëri nga të nominuarit mes Merdianit, Antonelës dhe Sabianit.

Me poshtë gjeni promon e lëshuar nga Big Brother VIP.