Mefail Bajqinovci

“Big Brother” në kategorinë e kanaleve për të rritur, deputeti i VV-së: Vendim i duhur, t’i mbrojmë fëmijët nga këto programe

Emisionet “Reality show” do të mund të shikohen në platformat televizive vetëm nëse e dini kodin sikurse ndodh me filmat për të rritur.

Ky vendim është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Mediave ku është miratuar ndryshimi i Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci e ka konsideruar këtë si vendim të duhur. Ai tha se fëmijët duhet të mbrohen nga skenat dhe siç tha ai “gjuha e turpshme që sjellin këto programe”.

“Vendim i duhur. Komisioni i Pavarur i Mediave përmes një rregulloreje të re ka vendosur që programet të cilat i përkasin kategorisë reality show, të kodohen. Duhet t’i mbrojmë fëmijët nga skenat dhe gjuha e turpshme që sjellin këto programe”, ka shkruar ai.