Bien temperaturat, parashikimi i motit për këtë javë

Java që hymë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të ftohta me origjinë nga veriu.

Përpos ditës së hënë ku parashihen temperaturat më të larta, ditët tjera do të kenë temperatura më të ulëta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-20 gradë Celsius.

Të martën dhe të mërkurën parashihen më shumë vranësira të cilat kanë mundësi të sjellin riga të dobëta të karakterit lokal.

Ditët tjera, deri në fundjavë parashihen të kenë një stabilitet, por që temperaturat mbeten të ngjashme. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-4m/s.

Më 23 shtator, në orën 02:04, do të hyjmë në stinën e vjeshtës dhe dita me natën do të jenë të barabarta. Më pas ditët vazhdojnë të shkurtohen për një minutë dhe netët të zgjaten për një minutë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.