Pasditen e sotme janë shembur skelet e vendosura në një objekt në ndërtim në lagjen Tophane në kryeqytet, në të cilat kanë përfunduar dëmtuar disa vetura.

Në fotografitë e siguruar nga Koha.net shihet se konstruksioni i metaltë skeleve është shembur duke dëmtuar veturat e parkuara pranë objektit. Nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.