Bien shitjet e Volkswagenit në tremujorin e parë të 2019-ës

Gjiganti automobilistik gjerman, Volkswagen, ka shitur më shumë se 2.6 milionë automjete në tremujorin e parë të 2019-ës, një rënie prej 2.8 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

“Tremujori i parë ishte sfidues siç pritej”, tha Christian Dalheim, drejtor i shitjeve.

Volkswagen shiti 998.900 automjete për klientët anembanë botës në muajin mars, ose 4.3 për qind më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, kur prodhuesi gjerman shiti 1.043.400 automjete, raporton “Famagusta Gazete”.

Në përgjithësi, një rënie prej 9.9 për qind në rajonin e Azisë dhe Paqësorit dhe 10.2 për qind në Amerikën e Jugut nuk mund të kompensonin shitjet në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ku ato shënuan rritje 0.6 për qind dhe 3.6 për qind.

“Megjithatë, Volkswagen është disi më optimist për gjysmën e dytë të vitit”, përfundoi Dalheim./Ballkani.info