Bie numri i viktimave në Itali, 542 persona të vdekur në 24 orët e fundit

Në Itali nga nisja e epidemisë janë infektuar me COVID-19, 139422 persona në Itali, ku në 24 orët e fundit janë sëmurur 3836 vetë.

Numri total i viktimave është 17669, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 542 persona.

Krahasuar me dje, numri është ulur me 62 viktima. Nga spitali kanë dalë 26491 persona, e në ditën e fundit numri ishte 2099.

Aktualisht pacientët me koronavirus janë 95262. Në spital aktualisht janë 28485, ku nga këta 3693 janë në reanimacion. Ndërkohë që 63084 ndodhen të vetizoluar.