Bie numri i të infektuarve aktivë në Itali, 18 viktima në 24 orët e fundit

Reduktohet nën 20 mijë numri i personave aktual aktivë me koronavirus në Itali.

Gjithashtu në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar numrin më të ulët të viktimave Covid i shënuar që nga fillimi i muajit mars 2020.

Dita e sotme ka registruar 18 viktima e 122 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.

Numri total i viktimave ka arritur deri më sot më 34,675 e i të infektuarve më 238,833.

Persona aktualë aktiv me koronavirus në Itali janë reduktuar në 19,573.

Në reduktim të dukshëm janë pacientët që po kurohen në struktura spitalore e numri i tyre është 1,853 e të shtruar në repartet e terapisë intesive në nivel kombëtar janë 115.

Mjaft e përmirësuar shfaqet situata në rajonin e Lobmardisë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 62 raste pozitive e vetëm 6 viktima.

Numri i pacientëve të shëruar ka arritur deri më sot më 184,585 e janë 1,159 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë kryer mbi 41 mijë tampone.