91 raste me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 91 raste të reja me Covid-19.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 203 pacientë.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 1 mijë e 391.