Bie numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit njoftoi se dy persona kanë ndërruar jetë, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve janë testuar 4 mijë e 363 mostra, prej të cilëve kanë rezultuar 66 qytetarë të infektuar me koronavirus.

Kurse, numri i rasteve aktive është 3 mijë e 185 dhe janë shëruar 221 qytetarë të infektuar nga COVID-19.