Bie numri i pacientëve të shtrirë në spitalet rajonale

Numri i pacientëve të hospitalizuar në institucionet publike shëndetësore në vend ka rënë së fundmi.

Derisa numri i të shtrirëve në spitalet rajonale dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kishte arritur në 1 mijë e 10, sot të shtrirë në këto institucione janë 701 pacientë.

Sipas një raporti të siguruar nga 467 nga pacientët e shtrirë në këtë institucione janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

9 nga këta pacientë janë në respiratorë, 29 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 515 me oksigjen.

Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 310 pacientë, nga të cilët 240 janë me COVID-19, 29 janë të konfirmuar negativ me këtë virus, ndërsa 41 janë të pakonfirmuar.

6 nga pacientët janë me respiratorë, 8 janë në ventilim mekanik joinvaziv dhe 228 me oksigjen.

Vetëm në spitalet rajonale janë të shtrirë 391 persona, nga të cilët 227 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 84 janë të konfirmuar negativ, ndërsa 82 të pakonfirmuar.

3 nga këta pacientë janë në respiratorë, 21 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 287 me oksigjen.

Vetëm në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 102 pacientë, në Spitalin e Gjakovës janë të shtrirë 55 pacientë, në Spitalin e Pejës 100 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 45 pacientë, në Spitalin e Vushtrrisë 14 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës 35 pacientë dhe në Spitalin e Ferizajit 40 pacientë.