Drejtori i Gjinekologjisë

Bie numri i lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë

Kushtet e rënda ekonomike dhe ikja nga vendi ka ndikuar që në Kosovë të bie numri i lindjeve.

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obsteterikë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë vitit 2023 numri i lindjeve është i përafërt me vitin 2022-të.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrike, Zef Ndrejaj , në një përgjigje për Ballkani.info ka treguar në detaje për numrin e lindjeve.

Gjatë vitit 2022 në Klinikën e Gjinekologjisë janë realizuar 8 mijë e 624 lindje, ndërsa në vitin 2023 janë realizuar 8 mijë e 100 lindje, apo 524 lindje më pak se në vitin 2022-të.

Në vitin 2022-të kanë lindur 4 mijë e 506 djem, ndërsa në vitin 2023 kanë lindur 4 mijë e 80 djem, ose 426 djem më pak.

Ndërkaq, në vitin 2022-të kanë lindur 4 mijë e 277 vajza, ndërsa në vitin 2023-të kanë lindur 4 mijë e 20, apo 257 vajza më pak.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Zef Ndrejaj, ka treguar për Ballkani.info se nuk kanë pasur asnjë rast me katërnjak.

“Lindje me binjak kanë qenë 225, trinjak 11 lindje”, ka thënë tutje ai./Ballkani.info/