Bie numri: 5 të vdekur dhe 77 raste të reja me covid në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës.

Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Nga 4.322 testime, 77 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.758