Bie niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe në atë të Batllavës

Kompania Rajonale e Ujësijellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se sot niveli i ujit në liqenin e Badovcit është minus 6.70 metra nga kuota maskimale.

Hiq më mirë sipas ujësjellësit nuk është as liqeni i Batllavës, sot niveli i këtij liqeni ka rënë minus 5.65 metra nga kuota maksimale, shkruan Ballkani.info.

KRU Prishtina ka apeluar për kursim të ujit.

“T’i ruajmë liqenat tona si burimet më të shenjta që kemi për furnizim me ujë. Ne varemi nga këto burime. Këto burime ujore janë pasuria jonë! Andaj, të kujdesemi pa kusht për mbrojtjen e tyre”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ujësjellësi kërkon nga qytetarët që t’i kryjenë detyrimet që i kanë ndaj kësaj kompanie.

“Të gjitha mund të arrihen, nëse ju konsumatorë bëni pagesa të rregullta për shërbimet që ne ua ofrojmë”, përfundon njoftimi i kompanisë./Ballkani.info/

loading…