Bie niveli i ujit në liqenin e Badocit dhe të Batllavës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë thirrje për shpenzim racional të ujit të pijshëm.

Në njoftim thuhet se ka rënë niveli i ujit në Liqenin e Badocit dhe në atë të Batllavës.

Niveli i ujit në liqenin e Badocit thuhet se ka rënë në – 9 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.

Ndërkaq, në liqenin e Batllavës niveli i ujit ka rënë në -2.77 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.

“Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm!”, thuhet në apelin e KRU “Prishtina”.