Bie nga sistemi faqja e regjistrimit për vaksinim në Kosovë

Ka rënë nga sistemi uebfaqja “eKosova” në të cilën mund të bëhej regjistrimi i personave mbi 80-vjeç për vaksinim me vaksinën e “AstraZenecës”, në kuadër të valës së parë të vaksinimit për imunizim kundër koronavirusit.

Pos profesionistëve shëndetësorë, në valën e parë të vaksinimit ishin paraparë grupet e personave mbi 80-vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Të dielën në Kosovë erdhën 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nëpërmjet programit COVAX. I pari që u vaksinua ishte kryeministri Albin Kurti. Të martën ka nisur vaksinimi i stafit shëndetësor.

Image