Vdes punëtori
Bie nga lartësia, vdes punëtori i ndërtimtarisë në Prishtinë
Një punëtor i ndërtimtarisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasoj e rënies nga një ndërtesë e lartë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 10:00 në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë një punëtor i ndërtimtraisë ka rënë nga skelet për pasojë ka ndërruar jetën”, tha Krasniqi.
Krasniqi po ashtu ka bërë të ditur se viktima është mashkull i lindur në vitin 1973 me inicialet M.B, transmeton ballkani.info.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se Policia është duke u marrë tutje me rastin.