Bie nga lartësia në vendin e tij të punës, lëndohet një person në Rahovec

Një punëtor në Rahovec është lënduar rëndë dje në vendin e punës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është thënë se viktima e gjinisë mashkullore ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ka rënë nga një lartësi në vendin e tij të punës.

Viktima është hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës.

Rasti po hetohet ndërkaq nga njësitë përkatëse.