Në Opojë të Prizrenit sot pas orës 16:30 ka vdekur një 27 vjeçar si pasoj e një aksidenti teksa po kalëronte.
Rastin e ka konfirmuar për Ballkani.info Vesel Gashi zëdhënësi Policisë për Rajonin e Prizrenit.
Ai tha se i ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi që u rrezua derisa po kalëronte.
“Sot ka ndodhur një aksident pas orës 16:30 në fshatin Opojë të Prizrenit, ku një 27 vjeçar ka humbur jetën teksa po kalëronte. Ai ndërroj jetë pasi që u rrezua nga kali”, ka thënë Gashi për Ballkani.info.







