Bie nga funksioni Instagrami

Qindra mijëra përdoruesit të Instagramit po përballen me probleme dhe faqja kryesore nuk përditësohet.

Përdoruesit nuk janë në gjendje të hyjnë në llogaritë përkatëse, duke u kërkuar të regjistrohen përsëri me fjalëkalimet e tyre dhe disa kanë probleme me dërgimin e mesazheve.

Sipas faqes së internetit downdetector.com, 86% e përdoruesve identifikojnë një problem me aplikacionin, 10 përqind me hyrjen dhe 4 përqind me faqen e internetit të platformës.