Bie në pranga një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit të vitit 2008

Është arrestuar një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit ku në vitin 2008 u mbytën 5 persona.

Policia e Fierit ka vënë në pranga Albert Gegën 36-vjecc i dënuar në mungesë me 10 vite burgim nga Gjykata e Sarandës për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Gega së bashku me 5 persona të tjerë ndihmuan 22 vetë të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin. Pesë prej tyre humbën jetën pasi u mbytën në liqen. 36-vjeçari Gega u arrestua në fshatin Kurjan nga Policia e Fierit në bashkëpunim me forcat operacionale.

Njoftimi i policisë:

Policia e Fierit kap dhe ndalon një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit.

U ndalua shtetasi Albert Gega i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

Në vijim të zbatimit të planit operacional “Për kapjen e personave të shpallur në kërkim” nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

Albert Gega, 36 vjeç, banues nnë fshatin Kurjan.

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.

Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.