Është arrestuar edhe personi i dytë i cili dyshohet se është përfshirë në rastin e dhunimit të një vajze të mitur më 26 shtator në Suharekë.

Sipas njoftimit fillestar nga Policia, i dyshuari i dytë ndodhej në arrati, por përmes raportit 24 orësh të fundit, bëhet e ditur se ai tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Me 02.10.2024 lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Pak ditë më parë u arrestua edhe i dyshuari i parë, i cili po ashtu është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare e mitur, dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur). Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhej në raportin e Policisë.