Suharekë

Bie në mënyrë drastike çmimi i naftës në Suharekë

Edhe një pompë e derivateve në Kosovë ka zbritur në mënyrë drastike çmimin e naftës dhe të benzinës.
Bëhet fjalë konkretisht për pompën ‘Labi’ në qytetin e Suharekës, në të cilën çmimet e derivateve kanë zbritur në 1 euro.

E gjithë kjo ulje e çmimeve po vjen si pasojë e debatit të fundit që po bëhet rreth çmimeve shumë të larta të karburanteve në Kosovë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Më këtë çështje sot është marrë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka takuar përfaqësuesin e naftëtarëve, prej të cilit ka kërkuar uljen e çmimit të naftës e benzinës dhe mbrojtjen e xhepit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.