Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.

Në total numri i rasteve aktive është 322. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!