UNDP

Bie kënaqshmëria e qytetarëve ndaj punës së liderëve shtetërorë

Kënaqshmëria e qytetarëve ndaj punës së presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka rënë në matjet e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

UNDP-ja të mërkurën ka lansuar edicionin e 25-të të përmbledhjes “Pulsi Publik”, ku sipas matjeve, ka rënie të kënaqshmërisë të qytetarëve ndaj institucioneve, përveç ato të drejtësisë të cilat kanë shënuar rritje të vogël.

Matjet janë bërë për periudhën prill – nëntor 2023. Matjet e UNDP-së bëhen çdo gjashtë muaj.

Sipas tyre, kënaqshmëria për presidenten Osmani ka rënë nga 60.3 në 56.2 për qind.

Matjet e UNDP-së thonë se nga 51.5 për qind, kënaqëshmëria për kryeministrin Kurti ka rënë në 48.9 për qind, ndërsa për kabinetin e tij nga 45.8 në 41.8 për qind.

Më së shumti rënie nga liderët shtetërorë ka përjetuar kryeparlamentari Glauk Konjufca. Nga 58.3, kënaqshmëria për të ka rënë në 52.2 për qind. Për Kuvendi, ka kënaqshmëri 38.7 për qind nga 46.4 më herët.

Gjykatat nga 29 për qind sa ishin në matjet e fundit, janë rritur në 29.3 për qind.

Ndërkohë, Prokuroria nga 29 është rritur në 30 për qind.

Kanë qenë 1306 pjesëmarrës në anketë.

VIDEO BONUS: Zelensky takohet me Ramën në Tiranë para Samitit për Ukrainën