lajmi i fundit
Bie interesimi i qytetarëve për Kurtin: Më shumë shikues intervista e Hajredin Kuqit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para pak çastesh ishte i futar në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës ku ka folur për tema të ndryshme si, pavarësinë, asociacionin, draft-ligjin për paga, ikjen e qytetarëve nga Kosova.
Por, ajo që bie në sy është numri i ndjekësve live gjatë emisionit.
Pothuajse në të njëjtën kohë, i ftuar në ‘Pressing’ ishte edhe, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, ku qytetarët ishin në numër më të madh duke e ndjekur.
Kjo rënie e entuziazmit për Kurtin mund të jetë nga faktorë të ndryshëm, që kanë ‘zhgënjyer’ popullin për premtimet e kryeministrit para zgjedhjes si i tillë.