Bie faqja e Trustit

Pak minuta pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, që ua mundëson qytetarëve të tërheqin 10 për qind të mjeteve të Trustit pensional, uebfaqja e fondit pensional ka rënë nga sistemi.

Përdoruesit për momentin nuk mund të hyjnë në llogaritë e tyre.

Me këtë ligj qytetarëve u mundësohet të tërheqin deri 10 për qind të mjeteve të tyre në Trust.

Ata që kanë më pak se 10 mijë euro në llogaritë e tyre, do të rimbursohen nga shteti.