Bie Brexit, May refuzohet nga parlamenti

Marrëveshja e rënë dakord midis qeverisë May dhe Bashkimit Europian në lidhje me ‘Brexit’ nuk ka kaluar në parlamentin Britanik.

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar votoi planin e May me 432 kundër dhe 202 vota pro.

Votimi fillimisht ishte caktuar të mbahej në mes të dhjetorit, por u shty mes frikës se deputetët do të refuzonin marrëveshjen jopopullore mes May dhe Brukselit.

Vonesa nuk arriti të nxiste ndonjë ndryshim kuptimplotë për të ndihmuar çështjen e kryeministrit, pasi u refuzua përfundimisht nga parlamenti. Zhvillimi vjen vetëm 10 javë përpara se Mbretëria e Bashkuar të vendosë të largohet nga BE, duke sjellë edhe më shumë pasiguri ndaj procesit tashmë të trazuar të Brexit.