Presidenti rus Vladimir Putin mban një nivel shumë më të ulët të besimit global sesa homologët e tij perëndimorë, sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Pew botuar të hënën. Nga të gjithë të anketuarit në 17 ekonomi të përparuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara thanë se Putini “nuk ka prirje për të bërë gjënë e duhur në lidhje me çështjet botërore”, tha Pew.
Rezultatet e këtij viti shënojnë një rënie të madhe për Putinin nga viti 2020. Putin këtë vit mori vetëm 15 për qind mbështetje në këto anketa, krahasuar me vitin e kaluar që gëzonte mbi 20 për qind mbështetje. Në të kundërt, 30% e të anketuarve thanë se nuk kanë “shumë besim” ndërsa 55% nuk kanë aspak besim te presidenti rus në skenën globale, sipas anketuesit. “Pamjet negative të Putinit janë afër niveleve historike të rënies”, tha Qendra Kërkimore Pew.
Putini dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping, besimi global i të cilëve është edhe më i ulët me një mesatare nwn 20%, tani mbajnë boshllëqe historikisht të ulëta të favorizimit me Kancelaren gjermane Angela Merkel (76%) dhe Presidentin francez Emmanuel Macron (61%). Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden (74%) në vitin e tij të parë në detyrë tejkaloi menjëherë paraardhësin e tij, Donald Trump, i cili pa besim më të ulët global. Pew tha se të anketuarit në të paktën 12 vende duke përfshirë SH.B.A. kishin më pak besim te Putini se do të mund të përmirësonte diçka në ekonominë ruse.
“Kur bëhet fjalë për mendimin për Rusinë në përgjithësi, gjykimi është se Putin është president që nuk gëzon reputacion për shkak të shtypjes së opozitës dhe mediave, dhe burgosjes së protestuesve”.
Qendra Pew shtoi se burrat në disa vende, si dhe ata me më pak arsimim në gjysmën e vendeve kanë më shumë prirje që të mos e besojnë Putinin. Sidoqoftë, një mbështetje më solide Putin gëzon në mesin e populistëve, kryesisht në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. “Më gjerësisht, në disa vende ish-sovjetike njerëzit kanë prirje t’i besojnë Putinit për shkak të populizmit që përdor”. Qendra Pew kreu sondazhin telefonik midis 16,254 të rriturve në 16 vende nga 12 Mars – 26 Maj dhe në internet midis 2,596 të rriturve nga SHBA nga 1-7 Shkurt.







